Komisioneri Evropian në largim, Johannes Hahn në një intervistë për “Financial Times” e përsëriti zhgënjimin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk u lejuan të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Hahn tha se bllokada erdhi në një kohë kur duheshe të forcohen përpjekjet që BE të bëhej një lojtar i fortë botëror dhe se po humbte ndikimin në rajon, për të cilin tha se është afër pranisë historike dhe gjeografike të BE-së, kështu duke lënë hapësirë për Kinën dhe Rusinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjëja më e dhimbshme është se BE nuk ka demonstruar parimet e partneritetit dhe përgjegjësisë së cilës i referohemi gjithmonë dhe të cilave ne mbështetemi gjithmonë”, tha Hahn.
Ai shprehu zhgënjimin për bllokadën nga Presidenti Francez Emmanuel Macron, duke theksuar se Parisi kishte penguar negociatat me Maqedoninë e Veriut, edhe pasi vendi arriti një marrëveshje me Greqinë për “një çështje jashtëzakonisht të ndjeshme për emrin”.
Ai e vlerësoi paraqet një fyerje për Komisioni Evropian që me vite ka ndihmuar në përcaktimin e kornizës politike për një marrëveshje dhe i dërgoi mesazh të gabuar deri tek drejtuesit rajonalë./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...