Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, paraqesin rrezik të lartë për shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Kjo mund të shihet edhe në pamjet e Klan Maqedoni, të cilët kanë siguruar se si bëhet transferimi i tyre në burgun e Idrizovës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Punëve të Brendshme nën masa të rrepta të sigurisë, duke përfshirë disa njësite speciale, helikopterë dhe policë në uniformë, bën transferimin e tyre në burgun e Idrizovës.
Sipas Klan Maqedoni, aksioni për transferimin e “Grupit të Kumanovës” në burg është mbajtur në fshehtësi dhe është përgatitur nga një grup më i vogël i njerëzve.
Për më shumë ndiqni pamjet:
https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/385242845432171/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media