Pa ngrohje, pa ushqim të mjaftueshëm, me provokime dhe në kushte mizore. Kështu e shpjegojnë gjendjen e tyre në burgun e Shuto Orizares pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët prej ditësh kanë hyrë në grevë urie.
Ata kërkojnë transferim urgjent në Idrizovë, hetim ndërkombëtar të rastit dhe përshpejtim të vendimit nga Apeli. Në letrën e tyre, tërheqin paralele me të dënuarit e 27 prillit, të cilët ende pa i mbushur dy muaj në paraburgim, janë dërguar në Idrizovë.
“Ju njoftojmë se në burgjet e Maqedonisë janë duke u përdorur standarde të dyfishta dhe në një shtet normal e demokratik pa ndërhyrje politike nuk do të duhej të ndodhnin. Edhe pse ne gjendemi në paraburgim dhe pas kërkesave të përsëritura nuk është pranuar që ne të transferohemi në burgun e Idrizovës, ndërkohë te burgosurve të rastit të terrorizmit ndaj Ziadin Selës dhe Kuvendit u plotësohen kërkesa ende pa i mbushur 2 muaj burgim- thuhet në njoftimin e Grupit të Kumanovës.
https://youtu.be/a92ENUXz1cs
Edhe avokatët e të burgosurve për rastin e Lagjes së Trimave, thonë se vazhdimisht kanë kërkuar transferimin e klientëve në burgun e Idrizovës. Arsyetimi i refuzimit ka qenë për shkaqe sigurie, por avokati Naser Raufi nuk mendon ashtu.
“Nuk mendoj që është kjo arsyeja që nuk i transferojnë, mos të spekulojmë, por mendoj që këto persona prej fillimit janë lënë ashtu në një pozitë shumë më të diskriminuar se sa të burgosurit tjerë. Pra një selektivitet nga ana e MPB-së- tha Naser Raufi – Avokat i rastit të Kumanovës.
Avokati Mefail Arsllani, i cili përfaqëson gjashtë të dënuarit e Lagjes së Trimave, thotë se për shkak të kushteve të rënda si dhe provokimeve të shumta, është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe mendore e të burgosurve në burgun e Shuto Orizares.
“Me grevë do të vazhdojnë, gjenden në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, në aspekt psikik edhe në aspekt shëndetësorë. Ankohen prej sëmundjeve dhe dhimbjeve- tha avokati tjetër Mefail Arsllani.
Arsllani konfirmoi se për shkak të fyerjeve në baza etnike, klienti i tij Val Zekaj është konfrontuar me gardianët e burgut.
“Kemi kontaktuar me Val Zeknën, dhe ai konkretisht më ka informuar se ka qenë i ofenduar në bazë nacionale dhe etnike dhe është ankuar se i bëhet torturë psikike në Shutkë. Edhe gjatë seancave gjyqësore janë keqtrajtuar. Ka pasur provokime, urrejtje në bazë nacionale dhe etnike- theksoi avokati Mefail Arsllani.
Edhe avokatja Artene Ademi ka dërguar shkresë në të gjitha Institucionet vendase dhe nëpër ambasada, duke kërkuar transferim të të burgosurve të Kumanovës në Idrizovë, kushte më të mira dhe jo standarde të dyfishta. Sipas saj, mos respektimi i kërkesave, do të ndiqet me përgjegjësi penale.
Për rastin e Lagjes së Trimave, u shqiptuan 746 vjet burg për 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës, 7 prej të cilëve me burg të përjetshëm. Në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Trimave në Kumanovë mbetën të vrarë 10 pjesëtarët të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë./Alsat/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës