Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është i padenjë për të qenë deputet, pasi që kështu e thotë Rregullorja e Kuvendit, që thotë se një deputet i dënuar për vepër penale, nuk ka dinjitet ta kryej funksionin e të përzgjedhurit të popullit.
Kështu, atij mund t’i merret mandati, por duhet dy e treta e votave të Kuvendit, diçka që vështirë se do të ndodh, pasi që partia e tij ka vota të mjaftueshme për ta bllokuar një votim të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse ai do të dënohet me më së paku pesë vite burg, atëherë Rregullorja parasheh që mandati t’i merret me automatizëm.
Në rastin e tanishëm, gjykatësi që shpall dënimin duhet që ta njoftoj Kuvendin, kurse kryesuesi i Kuvendit e njofton Komisionin për çështje të rregullores dhe mandatit e imunitetit.
Imuniteti nuk e mbron një deputet nga aktgjykimet, por vetëm nga paraburgimi, pa miratimin e Kuvendit.
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...