Gruevski: Zgjedhjet parlamentare janë e vetmja zgjidhje për krizën

20:47 | 26 Prill 2017
M. A.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot në Vienë është takuar me shefin e grupit parlamentar të partisë qeverisëse dhe ish sekretar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Reinhold Lopatka. Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM-ja, Gruevski në takim ka njoftuar bashkëbiseduesin për situatën aktuale në vend dhe qëndrimet e OBRM-PDUKM-së për dalje nga kriza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski ka theksuar se mënyra më efikase dhe më e shpejtë për dalje nga kriza është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.

“Gruevski në takim ka theksuar se promovimi i dokumenteve të krijuara në shtete fqinje për të cilat populli nuk ka vendosur në zgjedhje dhe të cilat pastaj ofrohen si bazë për punën e mëtutjeshme qeverisëse, paraqet mashtrim zgjedhore, me të cilën qytetarët e dhe OBRM-PDUKM-ja nuk pajtohen”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Kryetari i kësaj partie gjithashtu është shprehur se do të vazhdojë të punojë për përparimin ekonomik të shtetit dhe realizimin e strategjive për integrim në BE dhe NATO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme