Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të premten ka akuzuar liderin e LSDM-së, duke thënë se Zoran Zaev ka një skenar për ridefinimin e plotë të shtetit dhe ndryshimin e konceptit të saj.
Ai këto komente i bëri në solemnitetin e 25 vjetorit nga marrja e Karakolit “Ramna Niva” nga pjesëtarët e ARM-së dhe ngritjen e flamurit të Republikës së Maqedonisë në kufirin shtetëror, ku mori pjesë edhe presidenti George Ivanov.
Gruevski tha se populli maqedonas nuk do të tërhiqet, ndërsa gjendjen në vend lidhur me krizën qeveritare e vlerëson si tensionuese dhe të paqartë.
“Është të vështirë të parashikohet tjetër pos protestave, kur veproni në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve”, ka deklaruar ai në një intervistë për Telegrafin e Serbisë.
Në pyetjen nëse gjendja në Maqedoni mund të përkeqësohet Gruevski tha se mllefi i popullit është i madh.
Ndryshe, presidenti Ivanov ka deklaruar se armata është e gatshme me çdo kusht të mbrojë integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë.
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...