Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, para se të fillojë nesër gjykimi për “Parcelat në Vodno” u shpreh përmes rrjeteve sociale duke potencuar se kjo deklaratë është e fundit rreth përndjekjes politike.
“Gjykatësit duhet të gjykojnë me dëshmi, por jo edhe me supozime dhe nëse kanë leje nga qeveria ose të guxojnë, le të kundërshtojnë”, u shrpeh ai.
Në fjalimin e gjatë, ish kryeministri Gruevski thekson edhe biznesmenin orce Kamçev dhe dëshmitarin Aleksandar Ivanovski.
“Aktakuza se kam marrë para nga partitë dhe me ato para në emër të personave të tjera kam blerë pronë. Përfaqësuesit e partisë në gjykatë vërtetuan se nuk kanë konstatuar ndonjë rast të tillë dhe as në Raportin revizor nuk është paraqitur një gjë e tillë”, deklaron Gruevski.
Sipas tij, as prokuroria nuk ka treguar dëshmi se ka marrë diçka, si e ka bërë një gjë të tillë dhe kur./Telegrafi/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...