Ish-kryeministri Nikolla Gruevski thotë se bastisja e autoriteteve në shtëpinë e tij kanë për qëllim që të shpërqendrohet opinioni me lajme të rreme.
Ai thtë se nuk është hera e parë që të bastiset shtëpia e tij dhe vetëm para disa muajve policët kanë pyetur nëse ai ka qenë në shtëpi.
“Është hera e tretë që nga arratisja ime nga Maqedonia. Këtu nuk i quaj ato periodiket që disa muaj vinin policë me uniformë për të pyetur nëse jam në shtëpi. Hera e fundit para 3-4 muajve”, shkruan Gruevski.
Për pistoletat Gruevski thotë se ka leje.
“Lajmi më i ri është se kanë gjetur armë pa leje. Katër pistoletat e mia janë me leje të dhëna nga MPB dhe aty kanë mund t’i gjejnë edhe lejet. Kjo leje vlente deri në momentin kur u arratisa nga Maqedonia me qëllim që të kërkoj azil politik për shkak të përndjekjes time nga pushteti”, shkruan Gruevski duke shtuar se pas arratisjes afati i lejes ka skaduar dhe se nuk ka mundësi të vazhdohet leja për shkak se nuk ndodhet në Maqedoni.
Ai sqaron se armët dhe leja janë vendosur në një sef dhe se askush nuk ka mundur të ketë pasur qasje atje./Telegrafi/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...