Gruevski: Përgatisim një dokument që do i jap fund krizës

23:33 | 19 Mars 2017
Arbresh.info

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për televizionin “Kanal 5” ka deklaruar se partia e tij është duke përgatitur një dokument i cili do të mundësojë daljen e vendit nga kriza e thellë politike dhe në të njëjtën kohë do të ruaj unitetin e vendit.

Gruevski tha se gjatë javës së ardhshme dokumenti do j’u dorëzohet partive më të mëdha politike në vend. Sipas Gruevskit ky dokument nuk e favorizon as ndonjë parti politike e as ndonjë bashkësi etnike.

Ish kryeministri përsëri i ka bërë thirrje popullit që ta mbrojë shtetin. Ai thotë se nëse populli nuk e mbron vendin mundet të vijë deri aty që të mos kemi shtet.

“Është e nevojshme që kombi ta mbrojë shtetin e tij sepse shtetin mundet të mos e kemi. Të mos mendohet se nuk e kam thënë ja po e përsëris, nëse populli nuk e mbron shtetin mundet ta humbin. Të gjithë ato që mendojnë se tani do t’i lënë të formojnë Qeveri dhe të reagojë kur do vije ligji i gjuhëve në rend dite atëherë mundet të jetë vonë për reagime. Paralajmëroj: Mundet të vije deri aty që të mos kemi shtet”, deklaroi Gruevski.

Në pyetjen e gazetarit se çfarë mundet të ndodh nëse nuk respektohet dëshira e popullit dhe a mundet të kontrollohet turma e njerëzve Gruevski tha se partia e tij do veprojë vetëm sipas ligjit por asnjëherë nuk mundet ta dijë dhe parashikojë se çdo të bëjë populli.

“Le ta mendojë ai që shkon kundër kombit. Asnjë nuk mundet ta dijë se si do reagojë populli ndaj asaj që bënë Zaevi”, tha Gruevski.

Për krizën politike në të cilën ndodhet vendi Gruevski e ka akuzuar kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin, se në këtë mënyrë “krimineli i aboluar Zoran Zaev përpiqet t’i fshij krimet e tij”. Megjithatë Gruevski ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij se nëse Zaev tërhiqet nga “platforma tiranase” ato do i ndihmojnë ta formojë Qeverinë në të kundërt nga VMRO këmbëngulin për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

Në intervistë kreu i VMRO-së foli edhe për Prokurorinë Speciale, të cilat i akuzoi “se qëllimisht po i zvarrisin nëpër gjykata funksionarët e partisë së tij me qëllim që ato të mos munden t’i dalin në mbrojte vendit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme