Gruevski mund të merr frymë, në gjykim duhet të paraqitet në fund të muajit

09:47 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Pas ankesave të përsëritura gati çdo ditë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale, ish-kryeministri Nikolla Gruevski më në fund do të jetë në gjendje të ”marrë frymë”, pasi në fund të muajit nuk ka gjykim të planifikuara për rastet kundër tij që i udhëheq Prokuroria Speciale Publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, Gruevski njëherë në javë duhet të paraqitet në gjykat, sepse ai e ka detyrim të paraqitet.

Sipas orarit të PSP-së ditën e hënë do të mbahet seancë pë “Spot”, ditën e martë “Traektorja” dhe “Trista”, të enjten duhet të ketë gjykim për lëndën “Tarifa”, ndërsa të premten për “Trista” dhe “Tortura”. Gjithashtu pritet që në bankën e të akuzuarve të ulet edhe ish-kreu i DSK-së, Sasho Mihajlkov, për rastin e arrestimit me tortura të Ljube Boshkovskit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme