Ligji për gjuhët të cilin LSDM po mundohet ta sjell sa më shpejtë, mund të kontesohet nga Gjykata Kushtetuese me ankesë nga cili do qytetar.
“ Unë nuk di saktë se cili është qëllimi I LSDM-së. A dëshiron Zaev tani para zgjedhjeve t’i keqpërdor ndjenjat dhe emocionet e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, apo kjo është ndonjë marrëveshje me BDI-në. Por, një gjë është e qartë, se me vetëdije po shkojnë kah një ligj jokushtetues, i cili më tutje mund të bie poshtë me një iniciativë nga cilido qytetar deri tek Gjykata Kushtetuese.
Ajo që në fakt duan ta bëjnë me këtë ligj, posaqërisht ajo që po shpejtojnë që fazën e parë ta kalojnë me shpejtësi para zgjedhjeve, është që ta fshehin faktin se nuk kanë punuar asgjë, që nuk kujdesen për qytetarët dhe se nuk dijnë që të përballen me problemet reale të shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjerë nga etnitetet e ndryshme”- theksoi Gruevski.
Ai potencoi se LSDM po shpejton me këtë ligj që shqipatërve të u tregojë se si po lufton për ata, e në fakt problemet e qytetarëve jo vetëm që nuk zgjidhen por vetëm po thellohen.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...