Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski së bashku me disa funksionarë tjerë të partisë së tij, realizoi takim me zv.ndihmësin e sekretarit amerikan, Hoyt Brian Yee.
Në kumtesën e VMRO-DPMNE-së pas takimit theksojnë se ata nuk mbështesin dhunën fizike dhe në të njëjtën kohë dënojnë dhunën politike të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM-ja nuk mbështet dhunën fizike, por në të njëjtën kohë dënojmë edhe dhunën politike që e bën LSDM-ja mbi institucionet, rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Për VMRO-DPMNE-në dhuna politike e LSDM-së mbi institucionet shkaktoi zemërim, ndërsa provokim shtesë ishte edhe intonimi i himnit shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE pas takimit të Gruevskit me Yee.
Në kumtesë gjithashtu thuhet se Gruevski gjatë takimit ka përsëritur qëndrimin se zgjidhja e krizës politike është mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare së bashku me ato lokale.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030