Lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nuk mendon të shkojë në opozitë. Në shfaqjet e tij publike ai vazhdon që të kërcënohet se “nëse LSDM formon Qeveri zemërimi i popullit nuk do të mund të kontrollohet”.
Në intervistën e fundit për televizionin bullgar BTV thotë se krijim i Qeverisë së re, e përkrahur nga partitë shqiptare do të çojë në fundin e shtetit maqedonas në formën e tanishme dhe sipas tij, kjo fshehë rrezik për konflikt të ri në Ballkan, njofton Portalb.mk.
“Sjellja e Platformës së partive shqiptare është përpjekje jo vetëm për ridefinim të shtetit, por edhe për ribisedim për Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001. Ajo është punë e rrezikshme, ajo është hapje e Kutisë së Pandorës. Në Maqedoni tani jetojnë disa bashkësi etnike, të cilat mund të kërkojnë diçka të re, duke i përshirë edhe maqedonasit, por ai ribisedim është punë e rrezikshme. Ajo mund të na kthejë në vitin 2001”, thotë Gruevski.
Autori i intervistës komenton se Kutia e Pandorës është hapur përpara dy vjetëve kur opozita filloi të publikojë biseda nga përgjimet, duke zbuluar keqpërdorim të madh të pushtetit dhe korrupsion të qindra mijëra eurove nga funksionarët e VMRO-DPMNE-së.
Në pyetjen se a e ka njohur zërin e tij në inçizime, Gruevski nuk dha përgjigje konkrete.
“Qëndrimi ynë për këtë çështje ishte i qartë – bëhet fjalë për materiale të krijuara dhe montuara, të cilat janë shfrytëzuar me qëllim që ta shkatërrojnë kredibilitetin e institucioneve dhe politikanëve. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për zërin, por edhe për çështjet që kanë të bëjnë me materialet e krijuara, edituara dhe montuara”, tha Gruevski.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet