Google ADS

Gruevski kërcënohet me vdekje? Në vend të gjashtë truprojave, kërkon njëzet

19:35 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetari i OBRM-PDUKM, NikoLla Gruevski nga MPB ka kërkuar në vend të 6 truprojeve të ketë 20, sepse ka pasur kërcënim me vdekje, bën të ditur Makfaks.

Arsyeja për kërkesën, Gruevski ka deklaruar se ushtrimi i funksionit dhjetë vjeçar ka shkaktuar një periudhë të trazuar dhe fakti që është një deputet i Parlamentit, si dhe kryetar i partisë kryesore të opozitës OBRM-PDUKM.

Gruevski ka deklaruar se sigurimin e kërkon pa afat përderisa ka rreziqe për jetën e tij dhe integritetin personal.

Jozyrtarisht, Gruevski përderisa kryente funskionin si kryeministër për 10 vjet, ka pasur një total prej 78 truprojeve, ndërsa me ardhjen e Oliver Spasovskit si ministër, ka gjashtë truproje, aq sa është me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbetet të shihet nëse një kërkesë e tillë prapa Gruevskit duhet të ketë dëshmi se merr kërcënime me vdekje dhe nëse një gjë e tillë konfirmohet, atëherë duhet t’i mundësohet siguri e shtuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme