Gruevski: Kemi lënë buxhetin e Maqedonisë plot me mjete

19:56 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë lëmë shumë të madhe të mjeteve për shumicën e re parlamentare për dallim nga viti 2006 kur kishte vetëm tre milionë euro kur hyrëm në Qeveri, por edhe dhjetëra ekzekutime të përgatitura të ankesave të marra nga kompani të cilat me muaj kanë pritur të aktivizohen pasi të fillojë me punë qeveria e re.

Këtë e theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në përgjigjen e pyetjes pas ekspertizës në aktivitetet ndërtimore për rikonstruksion të një pjese të autostradës nga Shkupi drejt Kumanovës, duke theksuar se ky është dallimi midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

“Në fillim të javës në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë kishte në dispozicion 180 milionë euro, ndërsa pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim për pagesë të subvencioneve për bujqit rreth 50 milionë euro do të shkojnë për pagesë të subvencioneve bujqësore”, deklaroi Gruevski.

Shpjegoi se në vitin 2006 vetëm sa kanë hyrë në Qeveri janë aktivizuar dhjetëra vendime ekzekutive të seancave të humbura gjyqësore që i ka pasur qeveria paraprake e LSDM-së për shkak se atëherë qeveria e re e VMRO-DPMNE-së ka qenë e bllokuar.

“Kjo është mënyra me të cilën punon LSDM-ja, ndërsa ne u lëmë rreth 130 milionë euro në dispozicion. Më shqetëson që LSDM-ja ende nuk kanë formuar qeveri, ndërsa tanimë kërkojnë pretekste për punën e tyre e cila do të pasojë, sepse nuk kanë kurrfarë program dhe plan serioz që do të punojnë”, tha Gruevski.

Theksoi se deficiti buxhetor sivjet deri tani është vetëm një për qind që, siç tha, është një nga deficitetet më të ulëta buxhetore në historinë e Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme