VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga zgjedhjet e reja parlamentare për të cilat thotë se do të mbahen së bashku me ato lokale.
“Mund të ndodhë dy muaj, tre, gjashtë muaj e më shumë të mos formohet qeveria. Dhe në fund të gjithë të themi se duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, por i kemi humbur ato gjashtë muaj”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
Gruevski pranoi se kanë zhvilluar bisedime thelbësore për gjuhën shqipe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
“Diskutuam për atë që gjuha shqipe të përdoret në komunat ku jetojnë 20% shqiptarë. Por, jo vetëm shqiptarë, por edhe atje ku jetojnë të paktën 20 % e bashkësive të tjera, turq, rom, serbë, boshnjak, vlleh e të tjerë.
Të gjitha bashkësitë e tjera që në disa komuna kanë më shumë se 20%, edhe ato të fitojnë diçka, nëse tashmë duhet diçka të përmirësohet ose nëse duhet të pranohet ide e re për përdorim të mëtutjeshëm të gjuhëve tjera në Maqedoni përveç maqedonishtes”, deklaroi Gruevski.
Gruevski përdori tone të ashpra ndaj një pjese të kryesisë së BDI-së, dhe i porositi se duhet të frikësohen për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Disa kryetarë komunash frikësohen sesi do kalojnë në zgjedhjet lokale. Një pjesë e tyre madje duhet të frikësohen, marrë parasysh atë që kanë bërë.
Nuk them për të gjithë, por vetëm për disa. Filluan koalicionet partiake dhe strategjitë e mëdha t’i vendosin në kontekst të zgjedhjeve lokale, duke besuar se nëse je kundër VMRO-së, ndërsa tani në elektoratin shqiptarë është në modë të jesh kundër VMRO-së, dhe kush është kundër VMRO-së është më modern, më fensi”, ka shtuar Gruevski.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...