Gruevski kapet nga paparazzit në aeroportin e Budapestit, çka po ndodhë?

08:12 | 26 Tetor 2019
Arbresh.info

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është parë dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Ferihegi” në Budapest.

Fotoja ka bërë bujë nëpër mediat e vendit, megjithatë nuk ka ndonjë informatë se çka po ndodhë me ish-kryeministrin e arratisur në Hungari, ku fitoi të drejtën e strehimit politik, informon INA.

Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet heqje lirie për implikim të paligjshëm dhe ushtrim ndikimi në çështjen “Tanku” për blerjen e një Mercedesi luksoz. Mirëpo një ditë para se të fillonte vuajtjen e dënimit ai u arratis në Hungari, në mënyrë të organizuar përmes rrjetit diplomatik hungarez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme