Policia malazeze e konfirmoi kalimin e Nikolla Gruevskit përmes territorit të saj.
“Për shkak të interesimit të mediave për ish-kryeministrin e Maqedonisë, dhe në interes të informimit të vërtetë, ne njoftojmë se Gruevski hyri në Malin e Zi në datën 11 nëntor dhe u largua po në të njëjtën ditë. Forcat e rendit kane respektuar plotësisht në këtë rast te gjitha procedurat ligjore, thuhet në deklaratë.
Ajo që nuk shpjegohet aty është sesi hyri ish-shefi i ekzekutivit maqedonas në vend nga cila pikë kufitare u largua.
Policia shqiptare pohoi të enjten se ish-zyrtari i lartë, i kërkuar nga Shkupi me fletë-arresti ndërkombëtar, u largua përmes territorit të Shqipërisë të dielën në mbrëmje përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Ai është paraqitur në kufi vetëm me kartën e identitetit dhe ka udhëtuar me një automjet të ambasadës hungareze në Tiranë, brenda së cilës, siç mësohet, përveç shoferit ka qenë dhe një punonjës i ambasadës, i pajisur me pasaportë diplomatike. Te dy ata janë rikthyer në Shqipëri brenda më pak së një ore.
Mandate arresti për Gruevskin u lëshua nga autoritetet maqedonase në 12 Nëntor pasi ai nuk u paraqit vullnetarisht për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për shkak të një vepre penale.
Ndërsa urdhri i arrestit ndërkombëtar, i lëshuar nga Interpol Shkupi, i ka mbërritur Interpol Tiranës, mbrëmjen e 13 nëntorit. Situata ka ngritur dyshime të mëdha në Shkup, autoritetet po përpiqen të zbulojnë se si mundi të largohej dhe kush e ndihmoi Gruevskin.
Prokuroria Themelore dyshon se persona që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autoritetin ta kenë bërë këtë, por nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar. Në Budapest, po shqyrtohet ndërkohë kërkesa për azil të cilën ish-kryeministri, siç thuhet atje, e ka parashtruar në një përfaqësi diplomatike hungareze jashtë Maqedonisë.
Sipas disa zërave, Gruevski ka ndaluar në Beograd, ku ka bërë kërkesën në ambasadën hungareze dhe më pas ka vazhduar rrugën drejt Budapestit. Një pjesë e analistëve mendojnë se Hungaria, si vend i Bashkimit Evropian nuk do të mund ta mbajë gjatë Gruevskin për shkak të trysnive dhe se atij mund t’i duhet të kërkojë një vend tjetër të sigurt për të, qe sipas tyre do të ishte Rusia. /top channel
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit