Pas ngjarjeve të së “enjtes së përgjakur”, Nikolla Gruevski e ka humbur plotësisht legjitimitetin në anëtarësinë partiake, thotë profesor universiteti dhe anëtar i Forumit të Patriotëve mendjehapur, Samoil Mallçevsi,
Kjo parti pritet në një të ardhmen e afërt të ketë një kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së ku do të zgjidhet kreu i ri i partisë.
– Pas mënyrës qyqare në të cilën ai u distancua dhe i quajti njerëzit banditë dhe dhunues të institucioneve, unë mendoj se në parti nuk ka më njeri që i beson Gruevskit se ka qëllime të sinqerta dhe të ndershme. Tani duhet të të vijë një lider që nuk është i njollosur. në qoftë se ai edhe nuk distancohet qartë nga kjo nomenklaturë dhe nga prapësitë e saj që ka bërë, atëherë unë mendoj se nuk do të ketë një të ardhme të ndritur, dhe këtë mund të bëjë në qoftë se menjëherë pas zgjedhjeve për lider të shpërndajë komitetet komunale dhe të zgjedhë udhëheqjen e re. Paralelisht me këtë, nga anëtarësia në parti duhet që t’i përjashtojë të gjithë ata anëtarë të partisë që ishin pjesë e krimit të tyre, konsideron Malçeski, duke shtuar se VMRO-DPMNE duhet të mbetet parti me orientim pro-perëndimor, e cila do të nxisë marrëdhëniet miqësore me partnerin tonë strategjik që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-udhëheqësi studentor dhe anëtar i VMRO-DPMNE, e cila nuk pajtohet me politikat e udhëheqjes aktuale të partisë, thotë se kërkon një rindërtim të plotë të partisë, përmes ndryshimit të menjëhershëm në komitetet komunale, Komitetin Qendror dhe atë Ekzekutiv të partisë dhe komisioneve tjera partiake./Arbresh.info/
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...