Ish kryeministri Nikolla Gruevski e quan një makth qeverisjen 100 ditore të LSDM-së dhe partive të tjera në pushtet.
Sipas tij, nuk është realizuar asnjë projekt i rëndësishëm kurse dëmin më të madh po e pëson ekonomia.
Gruevski poashtu theksoi se nuk janë realizuar pritjet e tij për integrimin e vendit në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Kaluan pothuajse 100 ditë me gënjeshtra, paaftësi, kaos dhe përçmim. Njëqind ditë partizim, debakël me kuadrot, punë të paligjshme dhe shembje të institucioneve… Njëqind ditë me ndërprerje dhe bllokim projektesh, fundosje ekonomike, huamarrje, papunësi dhe gjëra të tjera të rëndësishme dhe të pamenduara… Këtë e duroi Maqedonia dhe qytetarët e saj në 100 ditët e kaluara. Kjo është ajo që Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, plot me gjysmë të vërteta dhe fraza boshe, me vetëdije e heshti. Kjo është përmbledhje e mënyrës së si qeveris LSDM-ja. Fermerë të pakënaqur, pensionistë të zhgënjyer, rini e mashtruar, ndjenja kombëtare dhe dinjitet kombëtar të tradhtuara, shoqata të biznesmenëve dhe sindikata të vendosura në margjina, punëtor të harruar dhe asnjë, përsëris, asnjë projekt përmbajtjesor, serioz dhe thelbësor i cili do të japë shpresë të cilido se të paktën ndonjë gjë do të jetë mirë me këtë qeveri të re. Qytetarët tanë meritojnë më mirë. Qytetarët tanë duan më mirë dhe mundet shumë më mirë se kaq. Ky makth mund të përfundojë më 15 tetor. Gjithë kjo që i kanë bërë shtetin mund të ndërpritet më 15 tetor- deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...
Hansi Flick vlerëson performancën e lojtarëve të tij pas fit...
DW: Serbia po armatoset – Sa ka rrezik për luftë në Ba...
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, prokurorët nisi...
Izraeli miraton ligjin që mundëson dëbimin e familjeve të su...
Tifozët parisien i dalin në mbështetje Palestinës me një kor...