Google ADS

Gruevski i përgjigjet Zaevit: Për 11 vjet s’kam pranuar ta ndërrojmë emrin dhe identitetin

09:13 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski përmes një reagimi në facebook ka thënë se përgënjeshtron deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se Qeveria e VMRO-DPMNE në vitin 2012 kishte pranuar emrin “Republika e Maqedonisë së Epërme” me përdorim ‘erga omnes’.

“Faktori kohë do të jetë përgënjeshtrimi më i mirë i asaj që flet Zaevi. Ky faktor do të tregojë se unë dhe VMRO-DPMNE kemi biseduar për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, ashtu sipas rezolutës së OKB-së, por për 11 vite nuk kanë pranuar ndërrimin e emrit dhe identitetit. Ndërsa ky pranoi dhe po zbaton ndryshimin e emrit ‘erga omnes’ duke pranuar edhe ndryshimin e Kushtetutës, që padyshim se ndikon edhe ndryshimin edhe të identitetit”, theksoi Gruevski.

Ai akuzoi Zaevin se ka bërë shumë lëshime me marrëveshjen që asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve./INA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme