Pas seancës së sotme gjyqësore për rastin “Tanku” i akuzuari Nikolla Gruevski, tha se ajo që Prokuroria Speciale e thotë gjykatësit e pranojnë, pasi sipas tij, ata frikësohen t’i kundërvihen.
“Po bëhet një precedent i vështirë, me të cilin PSP përsëri po konfirmohet”, tha Gruevski, duke iu referuar kërkesës për largimin e prokurorëve të PSP-së, e cila u refuzuar nga gjykatësja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ish-kryeministri në seancën e sotme refuzoi të mbrohet, me arsyen se nuk e ka kryer aspak veprën për të cilën ngarkohet.
Ai në një deklaratë para gjykatësit tha se nëse shkohet sipas ligjeve dhe të drejtës, ky rast është i vendosur dhe duhet të përfundojë me aktgjykim lirimi.
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin