Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska, tha se nuk e ka të qartë përse Shqipëria nuk i jep inçizimet nga kamerat e sigurisë për arratisjen e Nikolla Gruevskit.
“Dua deri tek opinioni të theksoj se ndihma ndërkombëtare juridike nga Republika e Shqipërisë është kërkuar në të njëjtën kohë me kërkesën për ndihmë ndërkombëtare juridike nga Republika e Malit të Zi. Kolegët nga Mali i Zi kanë proceduar dhe ju e dinë se ato na i kanë dorëzuar dëshmitë, ndërsa për cilat shkaqe nuk është proceduar nga personat përgjegjës në Republikën e Shqipërisë nuk më është bërë e njohur”, tha Ruskoska.
Prokuroja, në pyetjen për gazetarët, konfirmoi se Gruevski shihet në inçizimet e Malit të Zi, siç është deklaruar dhe më herët ka qenë me dy diplomatë hungarez./Telegrafi/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...