Pas dënimit me dy vite burg në lëndën “Tanku”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, edhe gjatë javës së ardhshme do të duhet të paraqitet në gjykatë.
Gruevski gjatë javës së ardhshme do të gjykohet në lëndët “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Dhuna në Qendër”, ndërsa vetëm të mërkurën nuk është caktuar seancë gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nesër dhe të enjten janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndën “Titanik”, në të cilën Gruevski gjykohet për parregullsi zgjedhore, ndërsa me kërkesë të avokatëve procesi disa herë është shtyrë.
Të martën duhet të vazhdojë gjykimi për “Trajektoren” për tatimet e ndërtimit të autostradave. Ndërsa të premten është caktuar seancë për lëndën “Dhuna në Qendër”, e cila edhe pse është hapur para dy viteve akoma nuk ka përfunduar.
Përndryshe, avokatët e Gruevskit kanë njoftuar se do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën e Apelit për aktgjykimin në lëndën “Tanku”, ku Gruevski u dënua me dy vite burg.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...