TV21 bën të ditur se deputetët e shumicës parlamentare kanë ardhur në kuvend për të procesuar procesverbalet e votimit të kryetarit të kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Por, në kuvend ndodhet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryeministri Emil Dimitriev dhe ish-kryetari i kuvendit Trajko Veljanovski. Mësohet se Veljanovski orvatet të thërrasë seancë më vete, por shumica parlamentare nuk do të jetë aty.
Ndërkohë, përveç përmbushjes së numrit të votave nga ana e shumicës parlamentare, Talat Xhaferin si kryetar të ri të kuvendit e ka pranuar edhe komuniteti ndërkombëtar, ndërsa së fundmi, gjatë takimit të djeshëm të Xhaferit me diplomatin amerikan Hoyt Yee, u verifikua edhe një herë njohja dhe mbështetja e plotë e shtetit amerikan për kryetarin e ri të kuvendit, sipas tyre, tërësisht legjitim.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK