Seanca e sotme e rastit “TNT” në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski për shkatërrimin e kompleksit Kosmos, nuk do të mbahet, konfirmojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Gjykatësi Ognen Stavrev në marrëveshje me avokatit vendosi që sot prokurorët të kryejnë ekspertizë për këtë procedurë të PSP-së, transmeton Portalb.mk.
Për datën se kur do të vazhdojë gjykimi, nga Gjykata Penale thonë se do të njoftojnë.
Mes dëshmive të cilat PSP-ja i përdor kundër të akuzuarve janë edhe bisedat e përgjuara “bombat” të cilat të akuzuarit i kanë kërkuar që t’ju dorëzohen për t’i dëgjuar, por gjykatësi vendosi që të akuzuarit t’i dëgjojnë, por në një hapësirë të veçantë të gjykatës.
Ndryshe, në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.
Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.
Të shtatë të akuzuarit, në seancën paraprake u deklaruan si të pafajshëm.
Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “T.N.T.” të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën gjyqësore./Express/
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...