Google ADS

Gruevski dhe 20 bashkëpunëtorë të tij dalin sot para gjyqit

08:52 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për lëndën “Titanik”, që është lënda e parë e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Krahas ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në këtë rast akuzohen ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stano Kournovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marijan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen nga PSP për bashkëpunim kriminel, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Seanca paraprake u shty sepse ende nuk kishte zgjidhje për kërkesën e avokatëve të të akuzuarve të shkarkohet këshillit gjyqësor, kryetari i Gjykatës Penale dhe dy gjykatës nga Apeli.

Avokatët kërkuan shkarkim për shkak dyshimit se gjykatësit janë pjesë e bisedave të përgjuara ilegale./AIM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme