Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vjet burg në rastin “Tank” për pranim të dhuratës, ndërsa ish-ministri i MPB-së, Gjoko Popovski u dënua me 6 vjet e gjashtë muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Dënimin e tyre sot në sallën gjyqësore të Gjykatës Penale e shqiptoi gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila theksoi se Gruevski ka kërkuar nga Gordana Jankullovska të zbatojë furnizim publik për “mercedesin”, ndërsa ajo e ka nxitur Gjoko Popovskin ta favorizojë kompaninë Mak Auto Star.
Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror, njofton Portalb.mk.
Në këtë rast procedura është veçuar për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për shkak të shtatzënisë.
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...