Google ADS

Gruevski-Davutogllu, bisedohet për sfidat e Ballkanit

20:01 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një takim me ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmed Davutogllu kanë biseduar për sfidat e përbashkëta të Maqedonisë dhe Turqisë, duke u fokusuar te zhvillimi dhe tek perspektivat ekonomike.

Në takim gjithashtu është biseduar për ngjarjet aktuale, situatën politike, prioritetet e shtetit dhe miqësinë mes dy vendeve që është ngritur në vitet e kaluara, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Miqësia e Maqedonisë dhe Turqisë është në themele të forta dhe si rezultat i bashkëpunimit të mirë tradicional. Përshëndesin ndihmën e Turqisë dhe përdorimin e emrit zyrtarë të vendit.” tha Gruevski pas takimit.

Sfidat për rrugët euro-atlantike gjithashtu u biseduan në këtë takim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme