Deputeti Artan Grubi thotë se “vetingu që BDI e propozon, s’ka lidhje me fshesën e Zaevit”
Sipas tij, partia planifikon të ketë veting të dyfishtë, përkatësisht edhe në institucione dhe në partie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vetingu në radhët partiake do të jetë që s’mundet automatikisht të bëhet anëtar i BDI-së me, por do të kontrollohet dhe nëse ka diçka kontestuese te personi do të refuzohet”, thotë Grubi duke shtuar se ky është vetingu i parë ndërsa i dyti është ai institucional.
Grubi thotë se po planifikohet që me ligj të kontrollohet të gjithë personat që kryejnë funksion publik.
“Qoftë deputet, ministër, drejtor apo cilido, duhet të kontrollohet para se të emërohet. Të garantohet se personi që do ta votojmë në Kuvend është personalitet i pastër”, thotë Grubi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...