Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka komentuar regjistrimin e popullatës dhe amvisërive në Maqedoni duke thënë se ka qenë një proces me obstrukcione dhe sfida, por, sipas, tij ky regjistrim ka qenë i realizuar me sukses.
“Pas 20 vjetësh, më në fund realizuam edhe këtë operacion statistikor përmes një metodologjie të re të Eurostatit dhe me teknologji të re në mënyrë elektronike edhe përkundër debateve politike, obstrukcioneve dhe sfidave. Të gjitha u tejkaluan dhe e realizuam me sukses Procesin e Regjistrimit të popullësisë.
Ka qytetarë të cilët nuk janë regjistruar, që sipas EuroStat është e zakonshme, por me rëndësi ky regjistrim mohoi të gjitha pretendimet politike dhe nxjerr në pah pasqyrën momentale të popullatës së përgjithshme në vend, diasporë dhe në komuna. Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002)
Numrat e komuniteteve tjera në kategori të ndryshme mund ti gjeni në tabelat e bashkangjitura” ka shkruar Grubi.
Përndryshe, në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...