Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar pasi u fut në listën e zezë nga Departameni Amerikan i Shtetit.
Përmes një postimi në Facebook, Grubi thotë se vendimin e DASh-it e mësoi nga mediat.
“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht”, ka shkruar ai.
Grubi më tutje thotë se do të angazhohet për të zbardhur plotësisht këtë çështje.
“Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, tha tutje Grubi.
Sipas njoftimit për media, DASH-i futi në listën e zezë Grubin për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”./Arbresh.info
LEXO EDHE:
SHBA-ja i fut në listën e zezë Artan Grubin dhe Enver Bexhetin
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...