Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Deputeti Artan Grubi, përsëri do të qëndrojë në Vashington, SHBA, me ftesë nga Kongresi Amerikan për të marrë pjesë sërish në Mëngjesin tradicional, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të SHBA z. Donald Trump dhe liderë të shumë vendeve tjera.
Grubi po viziton Uashingtonin për të pestën herë brenda dy viteve, ndërsa këtë rradhë do të takojë edhe Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit, z. Eliot Engel, Senatorin James Inhoffe, Zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Mathew Palmer, Drejtorin për Evropën Jugore dhe Qëndrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelancik, Kongresmenin Robert Aderholf bashkë me të tjerë, si dhe do të marrë pjesë në dy forume në Senatin Amerikan dhe në Këshillin Atlantik.
Deputeti Grubi është Kryetar i miqësisë parlamentare Maqedoni e Veriut – Shtetet e Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...