Gjatë vizitës së tij në Washington, Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane dhe kryetar i miqësisë parlamentare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherit edhe Sekretar organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, realizoi takim pune në Kongresin Amerikan me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për politikë të jashtme në Kongres.
Bashkëbiseduesit, Engel dhe Grubi kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin e Evropës juglindore si dhe marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Washingtonit.
Grubi vlerësoi lartë miqësinë e madhe të Kongresmenit Engel me të gjitha vendet tona në rajon dhe kontributin e tij të jashtëzakontë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Grubi theksoi se suksesi jonë është i përbashkët dhe që z. Engel dhe SHBA-të kanë kontribut të veçantë në të arriturat tona.
Edhe në Kongres, para kreut të Komisionit për politikë të jashtme Grubi theksoi që BDI garanton pakthyeshmërinë e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë.
Z. Engel përsëriti përkrahjen amerikane për Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe në përgjithësi për reformat në vend bashkë me përpjekjet e vazhdueshme për ta luftuar korupsionin.
Grubi dhe Engel gjithashtu folën edhe dialogun Kosovë – Serbi duke nënvizuat nevojën e përmbylljes së kontestit me pajtueshmëri dypalëahe në të mirën e gjithë rajonit. z. Engel gjithashtu shprehu dëshpërimin nga dështimi i BEsë që ti liberalizojë vizat dhe levizjën e lirë për qytetarët e Kosovës.
Më herët, Grubi vizitoi Këshillin Atlantik ku mori pjesë në forumin e organizuar nga gjenerali amerikan James Jones, ish këshilltar për siguri kombëtare i Presidentit Obama dhe shef suprem i forcave të NATOsë, mbi iniciativën “3 detërat” e lidhjes së vendeve të Balltikut, Evropës qëndrore dhe juglindore.
Grubi sot do të marrë pjesë në Mëngjesin tradicional, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të SHBA z. Donald Trump dhe liderë të shumë vendeve tjera./arbresh.info/
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...