Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka pritur në takim ministrin federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart.
Nga Kabineti i Grubit bëjnë të ditur se fokusi i bisedës ka qenë situata politike në vend dhe reformat që po ndërmerr Qeveria në rrugëtimin drejt integrimit në BE.
“Zëvendëskryeministri i parë Grubi e njoftoi ministrin austriak Linhart për situatën politike në vend, reformat që po ndërmerr Qeveria në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, reformat në sistemin gjyqësor, administratë dhe në sfera tjera”, thuhet në kumtesë.
Mes tjerash zëvendëskryeministri Grubi ka theksuar se vendit po i nevojitet Qeveri stabile, pro evropiane që do të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë
“Zëvendëskryeministri i parë Grubi i tha Linhartit se shpreson se Maqedonia e Veriut do të arrijë marrëveshje me Bullgarinë dhe me 14 dhjetor në Samitin e Komisionit Evropian do të marrë datë për fillimin e negociatave”, theksohet në kumtesë.
Grubi në këtë takim madje ka falënderuar ministrin federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Linhart për mbështetjen që në vazhdimësi Austria ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrimin e vendit dhe në zbatimin e reformave të brendshme.
Ndërkaq, ministri austriak Linhart konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për fillimin e negociatave të RMV-së me Bashkimin Evropian duke nënvizuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen europiane është më se i nevojshëm sepse në fakt ky rajon i takon Europës.
“Linhart theksoi se Austria do të vazhdojë të mbetet e angazhuar që sa më parë Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet jo vetëm për faktin që ky rajon do të paraqet pasuri ekonomike për BE-në por edhe nga fakti se është pjesë e rëndësishme për një Evropë edhe më të fuqishme”, theksohet në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit të parë Grubi.
Ndryshe, gjatë këtij takimi Grubi dhe Linhart theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Austria kanë bashkëpunim të mirë edhe në sferën e ekonomisë, me ç’rast dhjetëra kompani me kapital austriak veç më funksionojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që është indikacion i qartë për thellimin e këtij bashkëpunimi.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...