Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot në Kuvend u takua me Knut Kirst, funksionar i lartë i sektorit politik dhe mbrojtës i NATO-s.
Grubi dhe Kirst shkëmbyen mendime për gjendjen politike në vend, aktivitetet dhe kompetencat e Komisionit për Çështje Evropiane, rrugën drejt reformave sistematike, si dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Kirst u shpreh i gatshëm t’i ndihmoj Republikës së Maqedonisë për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integrative për në NATO.
“E shprehi mbështetjen e tij të fuqishme dhe angazhimin e parezervë në lidhje me proceset e anëtarësimit në Aleancën e NATO-s, si dhe e vërtetoi përgatitjen e shtetit në lidhje me harmonizimin me standardet e NATO-s,” thuhet në komunikatën për medie, transmeton arbresh.info.
Deputeti Grubi kërkoi prej mysafirit mbështetje që të njihet momenti në vend i aspiratës euroatlantike, të jepet mbështetja jovetjake për finalizimin e këtij procesi afatgjatë, me qëllim vitin e ardhshëm të arrihet interesi i përbashkët – Republika e Maqedonisë të bëhet anëtarja e plotë e 30-të e Lidhjes Veriatlantike.
Gjithnjë sipas komunikatës, Grubi gjithashtu, i njoftoi mysafirët për rrjedhën e punëve në Kuvend, dinamikën për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, zgjedhjet e ardhshme lokale që e presin vendin./arbresh.info/
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...