Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoni të Veriut, Artan Grubi ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Statusi i plotë i Grubit:
Të nderuar besimtarë,
Në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit kur në shtëpitë tona po ndjejmë atmosferën festive, përcjell deri te ju urimet e sinqerta për agjërim dhe lutje të pranuara, shëndet dhe mbarësi.
Devotshmëria, përgjegjësia morale, fryma e respektit dhe solidaritetit ndaj njëri tjetrit gjatë muajit të Ramazanit janë bekime dhe mirësi që duhen ruajtur me përkushtim në përditshmërinë e jetës sonë.
Qofshi gjithmonë të gëzuar e në paqe bashkë me të afërmit tuaj!/arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...