Zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi për “360 gradë” thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim merr përgjegjësi të plotë dhe fton institucionet që të shqiptojnë dënime për personat që shihen në fotografi pa maska.
“Reagimet e publikut ndaj fotografisë pa maska janë të justifikuara, mendoj se kemi bërë një gabim për një moment dhe me publikimin e kësaj foto kemi dërguar mesazh të gabuar në lidhje me nevojën për mbrojtje personale. Përveç kujdesit për veten dhe familjen tonë, së bashku me shëndetin publik, si përfaqësues të zgjedhur ne angazhohemi për të qenë shembull dhe për të udhëhequr me vepra në gjithçka që bëjmë. Më vjen keq që në këtë rast nuk ishim në kulmin e angazhimit tonë. Kjo është arsyeja pse ne marrim përgjegjësi të plotë, jemi të gatshëm të mbajmë pasojat dhe të respektojmë vendimet. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente të vendosin masa, të cilat do t’i respektojmë si çdo qytetar”, deklaroi Grubi.
Ndryshe, festa e ditëlindjes së kreut të BDI-së Ali Ahmeti e organizuar në godinën e Ministrisë për Sistem Politik e cila u përurua në të njëjtën ditë, pa respektimin e protokolleve kundër Covid-19, ka nxitur reagime të shumta në opinion. Ndërsa shumë qytetarë dënohen për mos mbajtjen e maskave dhe ndalohet grumbullimi i më shumë se katër personave, në festën private të BDI-së në institucion shtetëror, asnjëri nga 15 funksionarët e BDI-së nuk mbante maskë dhe as distancë. Kritika të shumta në opinion, edhe për keqpërdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime dhe interesa partiake.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...