Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi beson se të gjithë deputetët do të votojnë për shkarkimin e Katica Janevës.
Kryeprokurorja speciale aktualisht gjendet në paraburgim. Ajo është e dyshuar në rastin ‘Haraçi’ ndërsa përveç janevës në paraburgim janë edhe Bojan Jovanvoski dhe Zoran Mileski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot pasdite e dorëzoi raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë tek Komiisioni për Zgjedhje dhe Emërime.
Kryetari i këtij komisioni, Ilija Dimovski i cili vjen nga radhët e OBRM-PDUKM-së duhet të caktojë seancë për shkarkimin e Janevës.
Ndryshe, Janeva dha dorëheqje në të njëjtën ditë kur Boki 13 dhe Zoran Milevski u arrestuan.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh