Grubi: BDI-ja mund të vendos për qeveri edhe katër vitet e ardhshme

11:03 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, mbrëmë në një emision në 24Vesti deklaroi se BDI-ja do të diskutojë në selinë e saj se a do t’ia jap nënshkrimet Zaevit që ta fitojë mandatin. Ai deklaroi se së pari pritet propozimi i Qeverisë, ligji për përdorminin e gjuhës shqipe dhe ndarja e funksioneve, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

“Materialet që BDI i kërkon nga LSDM-ja kanë të bëjnë me shumë punë. E para është pjesë e harmonizimit të qëndrimeve politike rreth shumë situatave në vend, raportit të Pribes, PSP, Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe dhe shumë çështjeve tjera që Qeveria duhet t’i shqyrtojë në periudhën e ardhshme. Pjesa e dytë ka të bëjë me harmonizimin e platformave që i kemi pasur në zgjedhjet e fundit, gjegjësisht atë që e premtuam para qytetarëve. Pjesa e tretë është me ndarjen e resurseve, ndërsa pjesa e katërt është afati që gjithë kjo të përmbushet”, deklaroi Grubi.

 

Ai gjithashtu tha se vendimet përfundimtare të BDI-së do të merren në Kryesinë Qendrore, ndërsa nga çështjet që duhet të diskutohet është edhe – a do të jetë Zoran Zaev kryeministër i pranueshëm për ta?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme