Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi sot në Kuvend deklaroi se partia e tij i po i pret zgejdhjet dhe fitoren e ardhshme.
“Jemi të bindur në fitore absolute, posaçërisht te blloku shqiptar”, tha Grubi duke shtuar se partie e tij do të jetë faktor në formimin e Qeverisë së ardhshme dhe se ata do të jenë garanci në realizimin e programit por gjithashtu garanci edhe për tre marrëveshjet e Ohrit, Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grubi potencoi se partia e tij është për zgjedhje për shkak se janë të reformuar dhe të gatshëm për ta marrë përgjegjësinë.
“Ne jemi për zgjedhje. I presim zgjedhjet, jemi të gatshëm, të reformuar dhe të përgatitur ta marrim përgjegjësinë përsëri nga qytetarë në mënyrë që t’i realizojmë pritjet e tyre”, tha Grubi.
Ai pret që kjo përbërje kuvendare të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe shpreson se deputetët e Spanjës do të përfundojnë me procesin e ratifikimit më 12 shkurt.
I pyetur për deklaratën e sotme të kryeministrit Zaev për anulim të mundshëm të zgjedhjeve nëse nuk miratohen ligjet thelbësore, Grubi tha se nëse ka vullnet politik dhe dialog mes partive politike nuk do të ishte pengesë dhe gjithë ligjet do të mund të miratoheshin.
Në pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse kryeministri Zaev kërkon nga ato si partner koalicioni anulim të zgjedhjeve, Grubi tha se kjo është pyetje hipotetike. Ai përsëriti se janë të bindur në fitore edhe nëse mbahen nesër apo më 12 prill ose më vonë, BDI, siç tha Grubi, do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...