Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se më 13 Gusht do të vendoset gurrëthemeli i investimit të ri të një fabrike me teknologji bashkëkohore në Zonën zhvillimore teknologjike industrial në Tetovë. Sipas tij, ky investim 720 milionë euro do të krijojë deri në 4 mijë vende të reja të punës.
Njoftimi i Grubit:
KEMI NJË SUPER LAJM PËR TË GJITHË MIQ!
Në përvjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit, të shtunën më 13 Gusht, do të vendosim gurëthemelin e fabrikës së re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në
Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë.
Në seancën e sotme të Qeverisë aprovuam ndihmën shtetërore për realizimin e këtij investimi në vlerë prej 720 milion euro që do të krijojë 3000 deri në 4000 vende të reja pune./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...