Gruaja 40 vjeçare ka tentuar të vetëdigjet në stacionin policor në Draçevë

17:04 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Një grua katërdhjetëvjeçare ka tentuar të vetëvritet në stacionin policor në Draçevë, informojnë nga MPB.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00. Gruaja është vërejtur se ka hyrë në depresion dhe kishte dashur të bëj vetëvrasje. Në stacionin policor ishte thirrur edhe djali i saj. Në një moment, deri sa po bisedonte me rojën e natës, ka nxjerrë një shishe plastike me lëng dhe ka bërë përpjekje për t’u vetëdjegur.

Zyrtarët policor dhe djali i saj kanë penguar që të ndodhë tragjedia, ndërsa gruaja pastaj ishte dërguar në spitalin psikiatrik “Bardovci”./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme