Google ADS

Gripi shkakton 43 viktima në Serbi dhe Bosnjë

15:34 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Dyzet e tre persona kanë vdekur nga fillimi i vitit, si pasojë e sëmundjes së gripit në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të shifrave të publikuara të Institutit për Shëndet Publik në BeH, totali i të vdekurve këtë vit është 34 persona të moshave të ndryshme.

Në një deklaratë të Qendrës Klinike të qytetit të Banja Llukës thuhet se epidemia e gripit është shndërruar në një “virus agresiv”.

Virusi i gripit ka shkaktuar vdekjen e një personi edhe në Sarajevë, ku një pacient 75 vjeçar ka vdekur në spitalin e qytetit të mërkurën.

Ndërkohë në Serbi, 9 persona kanë vdekur si pasojë e virusit të gripit nga të cilët 3 persona në qytetin lindor të Nishit dhe 6 të tjerë në qytetet e Pirotit dhe Uzhices.

Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, tha se që nga fillimi i këtij viti, 68.000 qytetarë kanë ardhur në spitale për të kërkuar trajtim nga gripi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme