Google ADS

Gripi sezonal, vaksinat vijnë pas dy javësh

18:30 | 26 Tetor 2020
Arbresh Info

Vaksina e gripit sezonal do të jetë e gatshme pas dy javësh. Kjo për shkak se kompania e autorizuar për blerjen nga Franca u vonua me furnizimin. Mbi 40 mijë vaksinat priten të arrijnë në fund të javës së parë të Nëntorit, thonë nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup. Drejtori i këtij institucioni tha se vonesat u bënë që nga porositja e vaksinave sepse kërkesa është rritur në nivel botëror dhe prioritet kanë vendet e BE-së. Stojanov tha se telashe do të kenë edhe me qytetarët që do të grumbullohen për t’i marrë vaksinat pa mbajtur distancë, gjë e cila mund të rrezikoj në përhapjen e virusit korona.

“Gjatë viteve të kaluara, vaksinimin e kemi filluar pothuajse gjithmonë në fund të tetorit dhe fillimi i nëntorit. Vitin e kaluar vaksinimi i u bë më 6 nëntor. Zakonisht kemi filluar afërsisht në këtë javë. Puna jonë është përfunduar plotësisht, tenderët, dokumentacioni, të gjitha kanë përfunduar. Tani presim furnizuesi, EUGER, që të na furnizojë me vaksinat edhe për tanët për shfrytëzim komercial edhe për ato pa pagesë që i porosit Ministria e Shëndetësisë- deklaroi Sinkron – Aleksandar Stojanov, Drejtor i QSHP-Shkup

Ndërkaq, qytetarët lëvizin nëpër ambulancat publike për të pyetur se kur do të vijnë vaksinat. Disa prej tyre thonë se nuk është dashur të vonohen vaksinat pikërisht në kulmin e pandemisë, me idenë se vaksina e gripit sezonal do tu rrit imunitetin edhe në mbrojtje nga Virusi Korona.

“Pikërisht për atë po shkoj. Nuk ia kam idenë se kur do të vijë.  Deri tani kam ardhur tre herë dhe ja, ta shohim tani se farë do të më thonë. – A është në rregull kjo?- E sit ë jetë në rregull diçka e tillë?

“Nuk di çfarë të ju them. Me shumë gjasë është vonuar procedura e furnizimit. Tani duhet të vaksinoheshim. Unë do të vaksinohem, gjithsesi, e pres me shpirt. Vaksinohem çdo vit. Përse është vonuar, nuk di çfarë të ju them. Kjo nuk është në rregull. Kjo është, ne qytetarët nuk informohemi për gjithçka.

“Po nuk është në rregull. Nuk them dot se është në rregull. 01:45 Unë nuk jam vaksinuar asnjëherë. Nuk besoj se do të vaksinohem, por sigurisht furnizimin duhet ta bëjnë.”

“Nuk është në rregull. Shtetin e kemi të tillë.”

Ministria e Shëndetësisë ka në plan rezervë që të porositë edhe 20 mijë vaksina shtesë të gripit sezonal. Këto që pritet të vijnë do të jenë falas për kategoritë e rrezikuara me sëmundje kronike, për të moshuarit mbi 65 vjeç, për fëmijët nën 5 vjeç, për gratë shtatzëna dhe për punonjësit shëndetësor, të gjithë këta që do caktojnë termin përmes mjekut amë. Të tjerët që duan të marrin vaksinën, do ta paguajnë 800 denarë, ose 200 denarë më shumë se sa vjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme