Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, po përjetohet një trafik i rënduar për shkak se punonjësit e sistemit hekurudhor kanë hyrë në grevë 24 orëshe kundër rregulloreve të privatizimeve.
Në një deklaratë të publikuar nga Sindikata e Punonjësve të Transportit Hekurudhor Urban (STASY), njoftohet se në kuadër të grevës përgjatë gjithë ditës nuk do të kryhen udhëtimet me metro dhe tramvaj dhe të udhëtimeve të trenave të linjave në zonat periferike.
Në deklaratë theksohet se ky vendim është marrë kundër rregullores në lidhje me bashkimin e STASY dhe Administratës së Menaxhimit të Transportit Publik të Athinës në kuadër të privatizimit, raporton Anadolu Agency (AA). .
Krahas problemeve në transport për shkak të grevës pritet që të përjetohet edhe një trafik i rënduar gjatë orareve pas daljeve nga puna.
Drejtuesit e sistemit hekurudhor kanë njoftuar se do kryejnë grevë edhe ditën e mërkurë dhe të premte në javën e ardhshme.
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...