Greqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ngritur shtabin e evakuimit për të gjithë turistët e huaj që duan të largohen për shkak të zjarreve.
Me urdhër të ministrit të Jashtëm grek, Jorgos Gjerapetritis, është krijuar shtabi i posaçëm i krizave me qëllim nisjen e evakuimit për mijëra turistë të izoluar prej zjarreve masive në ishullin e Rodosit.
Situata është tepër e vështirë në terren ndaj dhe autoritetet greke kanë nisur planin e evakuimit për më shumë se 30-50.000 turistë të huaj që duan të largohen nga ishulli i përfshirë nga zjarret.
Që prej orëve të mbasdites në zonë po dërgohen qindra zjarrfikës, policë dhe ekipe shpëtimi.
Vetë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Mitaraqis, fluturoi në zonën e prekur së bashku me ekipet e shpëtimit, ndërsa situata me kalimin e orëve po bëhet dramatike.
Autoritet greke kanë hapur kampe fushimi për të pritur turistët dhe banorët në nevojë, kurse gjithë forcat e zjarrëfikëve po punojnë për të izoluar 3 vatrat gjigande të zjarrit që po djegin qindra hektarë pyje.
Disa hotele u dëmtuan ndërsa ka raportime për dhjetëra banesa të djegura.
Në një rast u desh ndërhyrja e marinës detare dhe banorëve për të evakuar qindra turistë dhe banorë të një hoteli që u rrethua nga flakët e zjarrit.
Ishulli i Rodosit në Egjeun Lindor, njëherazi një destinacion pushimesh për shumë shqiptarë, është përfshirë nga zjarre të frikshme.
Autoritet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa kompanitë turistike tashmë kanë filluar largimin e turistëve për t’u shpëtuar jetën.
Dëmet llogariten në disa qindra-milionë euro kurse autoritetet thonë se turizmi i ishullit të Rodosit ka marrë një goditje të rëndë në kulmin e sezonit turistik.
Top Channel mëson se autoritetet po hapin kampin e Njësisë së Fatkeqësive Nënujore në zonën Kalathos të Rodosit.
Vihet re se tre tragete pasagjerësh, me një kapacitet akomodues mbi një mijë persona, janë ankoruar në portin e Rodosit, për të pritur turistët që u larguan nga zonat e flakëve në ishull.
Trageti “Panagia Skiadani” ka akomoduar gjithsej 600 persona, “Dodekanisos Express” 347 persona dhe “Blue Star Chios” 300 persona. Pra, gjithsej 1247 persona.
70 autobusë turistikë janë siguruar edhe nëpërmjet Federatës Panhelenike të Ndërmarrjeve Turistike për të transportuar turistët kudo që ka nevojë.
Lidhur me akomodimin dhe ushqimin e qytetarëve të prekur nga zjarri në Rodos, në konsultim me Odën e Hoteleve Rodos, janë ndarë sallat e konferencave të hoteleve për akomodimin dhe ushqimin e qytetarëve që janë evakuuar më herët si masë paraprake nga hotelet e tyre.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...