Greqia në bashkëpunim me agjencinë për kufinjtë të BE-së, Frontex, ka kthyer 71 migrantë në Turqi që prej të mërkurës, si pjesë e një marrëveshje në mes të Turqisë dhe BE-së, që është arritur vitin e kaluar.
Në total, 22 migrantë janë dërguar nga ishulli grek Lesbos, në Dikili të Turqisë të premten, ndërkaq në dy ditët paraprake, 49 migrantë të tjerë janë dërguar në Turqi nga ishujt grek Kos dhe Chios, kanë njoftuar autoritetet greke.
Sipas kësaj marrëveshjeje, çdo emigrantë që arrin në BE përmes Turqisë, nuk do të lejohet të aplikojë për azil dhe do të kthehet mbrapsh. Autoritetet greke kanë thënë se kanë kthyer 1,165 persona që prej hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje. /REL
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...