Qeveria greke projektoi një rritje ekonomike prej 2.8 për qind në vitin 2020, normë që lejon arritjen e objektivave të suficitit primar që ra dakord me kreditorët, ndërkohë që aplikon edhe lehtësime tatimore.
Megjithatë, kreditorët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se kostot e politikave që ka premtuar qeveria e Kyriakos Mitsotakis, pritet të krijojnë një hendek prej 900 milionë euro nga objektivi i suficitit primar prej 3.5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2020.

Ministria greke e Financave këmbëngul se objektivi pritet të arrihet dhe suficiti në buxhet do të arrijë 3.56 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Bisedimet mes Greqisë dhe kreditorëve do të vazhdojnë deri më 15 tetor, kur vendi së bashku me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, të dorëzojnë planet e buxheteve për vitin 2020.
“Plani i qeverisë për buxhetin siguron hapësirë fiskale për të ulur taksat, nxitur rritjen ekonomike dhe në të njëjtën kohë të mbulojë hendekun fiskal që la qeveria e kaluar”, tha zëvendësministri i Financave, Theodoros Skylakakis.
Greqia pret të marrë para nga Programi i Tregut të Letrave me Vlerë, që janë të ardhura nga blerjet e shkuara të obligacioneve qeveritare greke poshtë vlerës së principalit.
Komisioni Evropian pritet të përfshijë gjithashtu kostot më të ulëta të huamarrjes së Greqisë në analizën e përditësuar të qëndrueshmërisë së borxhit, çka do të krijojë hapësirë fiskale.
Deri sa të ndihme efektet e këtyre, qeveria ka bërë të ditur se mund të arrijë objektivat duke përmirësuar mbledhjen e taksave, zgjeruar bazën tatimore të vendit si dhe ulur shpenzimet në sektorin publik. /Scan/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...