Ministri i Jashtëm i Greqisë deklaroi se vendi i tij është pro hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Në atë që shihet si një ndryshim pozitiv kursi nga ana e Athinës në raport me vendin tonë dhe përpjekjet e tij për tu bërë pjesë e bllokut evropian, Miltiadis Varvitsiotis e bëri të qartë se fqinji ynë jugor nuk mund ta pranojë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen në procesin e negociatave.
“Për shkak të pranisë së një elementi shqiptar në rajon, ndarja dhe çelja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend kandidat mund t`i hapë rrugën destabilizimit në kufirin tonë verior”, tha Varvitsiotis.
Duke folur përpara Komisionit Parlamentar për mbrojtjen kombëtare dhe çështjet e jashtme, ai pohoi se Greqia është në favor të një drite jeshile të BE-së për fillimin e negociatave me të dy vendet.
Athina, nënvizoi ai, e ka mbështetur gjithmonë politikën evropiane të zgjerimit me qëllim përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ne besojmë se ky është një mjet i fortë për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon e më gjerë, shtoi ministri, duke theksuar se mbështetja greke për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate.
Qëndrimi i Varvitsiotis dëshmon se ka një ndryshim të fortë në linjën e Athinës zyrtare lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë, duke qenë vetëm një muaj më parë, shefi i ekzekutivit grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Greqia nuk do ta mbështeste hapjen e tyre, nëse qeveria shqiptare nuk respekton të drejtat e minoritetit grek. /TCH/
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi